Operacioni antikorrupsion/ Arrestohen disa ish-drejtor të Telekomit të Kosovës

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Portali arbresh.info mëson se disa prej tyre ishin me parë punonjës në Telekomin e Kosovës.

“Ka më shumë se një vit që nuk janë pjesë e Telekomit”, bënë të ditur ky burim brenda Telekomit.

Raportohet se personat e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut, dhe bëhet fjalë për ish-drejtorin e financave, A.O, dhe ish-drejtorin e marketingut, T.M, dhe dy persona të tjerë me inicialet K.M dhe D.C./arbresh.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *