Ministria e Punëve të Brendshme sanksionon 175 shoferë në rajonin e SPB Tetovë

175 shoferë të sanksionuar në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, nga të cilët 120 prej tyre për tejkalim shpejtësie, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në faqen e kësaj ministrie në Facebook.

Dje (03.01.2021) në periudhën nga 12.00 deri në 20.00, në rajonin e SPB Tetovë, u krye një aksion kontrolli për shpejtësi, ku ligjërisht u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 120 shoferë të cilët e tejkaluan kufirin e shpejtësisë, nga të cilët 101 në Tetovë me rrethinë dhe 19 në zonën e Gostivarit. Përveç kësaj, gjatë kontrollit janë zbuluar edhe 3 lloje të tjera të shkeljeve.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme në këtë periudhë, është realizuar një aksion kontrolli për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Në këtë aksion u sanksionuan 4 shoferë (TE), të cilët drejtonin automjetin me prani të alkoolit më shumë se sa lejohej, dhe u konstatuan 48 lloje të tjera shkeljesh (TE-32 dhe GV-16), shumica e të cilëve drejtonin pa patentë shoferi, shoferë fillestar e kështu me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *