Sherifi: Konjufca 1 vit refuzoi ta marr xhipin si nënkryetar i Kuvendit, Kurti drejt e në xhip

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi thotë se kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet përmes propagandës.

Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” në Insajderi, Sherifi ka thënë se propaganda ka qenë një nga mjetet që Kurti e ka përdorur me efikasitet.

Ai pret nga Kurti që si mjeshtër i propagandës nga opozita të lë anash propagandën dhe të filloj të punoj, pasi sipas tij tani e tutje do matet me atë çka bën e jo atë çka thotë.

“Po e ndaj një detaj interesant, më kujtohet qëndrimi i VV-së dhe Kurtit kundër xhipave, atëherë nënkryetar i Kuvendit ka qenë Glauk Konjufca unë isha këshilltar i Krasniqit. E di që Konjufca 1 vit ka refuzuar të marr xhipin si kryetar i Kuvendit Glauku kërkoi që t’i blihet një veturë e vogël pasi ishte kundër vendimit të VV-së. Një vit nuk pati veturë Glauku derisa ja siguruan një veturë të vogël, ndërsa Kurti nuk priti por si u bë kryeministër hypi në xhip, pastaj nga një dhomë plus doli në disa dhoma plus”, ka thënë Sherifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *