Arrestohen dy persona nga Gostivari, policia u gjeti drogë

Foto ilustrim

Sot (05.01.2021) rreth orës 12:30, zyrtarët e policisë së SPB Tetovë, stacioni policor Gostivar, në rrugët “Belichica” dhe “Bregu i Vardarit” në Gostivar arrestuan E.M (32) nga Banjica e Poshtme, te i cili nga ekzaminimi u gjet heroinë dhe banori 30 vjeçar i Gostivarit S.A sepse policia gjatë kontrollit i gjeti marihuanëu. Të dy u mbajtën në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi të dokumentojnë rastin, do t’u ngriten paditë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *