Shtegu i bicikletave në Tetovë me mungesë profesionalizmi dhe “sa për sy e faqe”

Komuna e Tetovës së fundi ka hapur shteg për bicikletat nëpër rrugët e qytetit të Tetovës, një risi e re për banorët të cilët deri më tash nuk kanë pasur vend të posaçëm për ngasje.

Tetova njihet si njëri nga qytetet me komunikacion më të ngjeshur e tashmë kjo është një teme diskutimi thuajse e të gjithë banorëve. Nga ky projekt rrugët janë ngushtuar edhe më dhe mënyra e aplikimit të ngjyrës, vijave por edhe pengesave përgjatë shtegut të bicikletave lënë shumë për të dëshiruar, shkruan Gazeta Populli.

Kjo iniciativë pos tjerash ka ngjallur edhe reagime nga pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarëve tetovarë. Për më tepër, një pjesë e banorëve kanë vendosur të bëjnë edhe satirë nga mungesa e kualitetit dhe profesionalizmit të dëshmuar dhe e kanë etiketuar si “një punë sa për sy e faqe”.

Më poshtë ju sjellim reagimet e disa aktivistëve nga shoqërisë civile dhe fotografi.

Sefer Selimi, drejtor ekzekutiv i Democracy Lab në Facebook ka ndarë një status duke e kategorizuar improvizuese formën e qeverisjes. Statusi i plotë:

Në anën tjetër, Arianit Xhaferi, udhëheqës i organizatës qeveritare EcoGuerilla ka ndarë satirën e tij me ndjekësit e Facebookut.

Mungesa e profesionalizmit ka nxitur që edhe aktori i njohur Xhevdet Jashari të reagojë nëpërmjet një postimi në Facebook duke i etiketuar si “injoranta” e “debila”.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga banorë të Tetovës të cilët kanë shprehur mllefin e tyre nëpërmjet statuseve.

Nëse punimet do të vazhdojnë në mënyrë që mungesat dhe gabimet në vendosjen e shtegut të bicikletave të përmirësohen, do të shohim në ditët e javët në vijim./GazetaPopulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *