Nga sot Elon Musk personi më i pasur në botë

Pronari i dy kompanive Tesla dhe SpaceX, gjatë ditës së sotme arriti të bëhet personi më i pasur në botë duke kaluar pronarin e kompanisë Amazon, Jeff Bezos i cili këtë titull e mban që në vitin 2017.

Elon Musk arriti pikën kulminante me ndihmën e kompanisë së tij Tesla për shkak se akcizat e kësaj kompanie sot patën ngritje të jashtzakonshme.

Me këtë ai arriti pasuri prej $190 miliard dollarë Amerikan, duke kaluar Jeff Bezos me pasuri prej $185 miliard dollarë Amerikan.

Ai ka deklaruar se gjysma e pasuris së tij do të dedikohet për zgjidhjen e problemeve në tokë, dhe gjysma tjetër për të vazhduar misionin e tij tashmë të filluar për krijimin e një qyteti në planetin Mars, ai pretendon që të ketë një “Tokë rezervë”, nëse planeti Tokë mund të shkatërohet nga ndonjë meteor ose fillimi i luftës së tretë botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *