Incident gjatë faljes së Bajramit/ “Personi ishte lyer me benzinë, u ndalua nga qytetarët”

Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes, gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin “Skënderbej”.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin ‘Skënderbej’ shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *