Qeveria vendos: Ora policore mbetet deri më 1 qershor

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim që të vazhdohen masat restriktive, të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Sipas këtij vendimi parashihet që ora policore të vazhdohet deri më 1 qershor me formatin e njejtë, teksa do të fillojë nga mesnata dhe do të mbarojë në ora 4:00.

Me vendimin e Qeverisë gjithashtu parashihet që objektet hotelerike të punojnë deri në ora 23:30./SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *