Vuçiç për Kosovën: “Do të përballeni me befasi të mëdha”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka “paralajmëruar Kosovën që t’i respektojnë marrëveshjet”, si dhe “nëse paraqiten për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, do t’i presin befasi të mëdha”.

Advertisement

Në lidhje me paralajmërimin nga Prishtina se do të paraqesin kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ai ka thënë:

“Ata nuk kanë lidhje, nuk po i lexojnë marrëveshjet të cilat po i nënshkruajnë. Nuk guxojnë të paraqiten në organizata ndërkombëtare. Nëse paraqiten, do t’i presin befasi të mëdha”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq ka thënën se me këtë mesazh nuk po i drejtohet politikanëve në Kosovë, por mentorëve të tyre, atyre të cilët iu kanë bërë “të ashtuquajturin shtet”.

“Nëse nuk i përmbaheni marrëveshjes, unë po ju njoftoj – do të përballeni me shumë befasi, pozitive për popullin serb, por jo edhe për juve”, ka theksuar ai duke mos i zbuluar detajet, shkruan Insajderi.

Advertisement

Leave a Reply