Kurti reagon pas vërshimeve: Do të insistojmë që Prokuroria të nisë hetime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka alarmuar për situatën në vend pas vërshimeve dhe përmbytjeve që u krijuan si pasojë e reshjeve të shiut.

Advertisement

Teksa ka përmendur vendet të cilat pësuan më së shumti nga përmbytjet, Kurti ka thënë se shiu ka nxjerrë në pah edhe dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare.

Ai ka thënë se do të insitohet që Prokuroria të nis hetmet për ndërtuesit e rrugëve, inspektorët dhe politikanët që kanë marrë vendim për hapjen e tendervëve.

“Ne do të insistojmë që Prokuroria menjëherë të hap hetimet për ndërtuesit e rrugëve, pronarët e gurthyesve, inspektorët e mbikqyrësit, por edhe për politikanët që kanë shpallur e kanë marrë vendim për tenderët dhe për konkurset. Është marre dhe është mëkat që me taksat e këtij populli të paguash çmimin shumë të shtrenjtë për rrugët krahasuar me rajonin, e në fund ato të jenë të cilësisë më të dobët”, ka shkruar Kurti ndër të tjera, transmeton Gazeta Express.

Advertisement

Leave a Reply