Në spitale po trajtohen 725 pacientë me kovid-19

Maqedoni e Veriut/ Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 725 dhe ka rreth 600 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid-qendrat, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

26 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19 po trajtohen në Spitalin e Manastirit. 36 pacientë janë të shtruar në Spitalin e Shtipit, 15 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 34 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, 67 pacientë në Kumanovë janë pozitivë apo të dyshuar me Kovid-19, 45 pacientë janë shtruar në spitalin në e Ohërit, 50 në Prilep, në Gostivar 15, në Strugë 25, 32 pacientë janë shtruar dhe pp trajtohen në Spitalin e Strumicës, në Kocan 11, në Kërçovë 16, Kavadarci 23, në Gjevgjeli 9 persona dhe në Dibër 6 pozitivë apo të dyshuar me koronavirus.

Gjatë ditës, merren shënime edhe për pacientët e shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha pavijonet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka një pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, departamentet do të zgjerohen edhe më shumë, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *