Shkodër: vëllai vret me armë zjarri motrën, e mbajti 3 ditë të vdekur në shtëpi!

Një tjetër vrasje ka tronditur serish Shkodrën. Fabjan Vukaj 55 vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj 58 vjeçe e cila është gjetur mbrëmjen e djeshme e vdekur në krevatin e saj nga policia. Uniformat blu kanë shkuar të bëjnë kontrolle në shtëpinë e saj sepse kanë marrë një telefonatë nga të afërmit pasi kanë humbur kontaktet me të.

Shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës Paulin Çupi thotë se autori i ngjarjes së rëndë Fabian Vukaj dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin. Diana Vukaj ishte emigrante në Gjermani dhe kishte tre ditë që ishte kthyer në vendlinjde. Ajo kishte humbur kontaktet me të afërmit prej 3 ditësh dhe këta të fundit e kishin denoncuar në polici. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesë dhe e ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar. Dyshohet se autori e ka mbajtur të motrën të vdekur në shtëpi prej 3 ditësh.
Burime për Report tv bëjnë me dije se sa herë që kthehej nga Gjermania viktima kishte konflikte me të vëllanë. Fabjan Fukaj ishte një person që pinte vazhdimisht alkool dhe dyshohet se kur e ka vrarë të motrën ka qenë nën efektin e pijes alkoolike. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen 3 heronjtë, ndërsa policia vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota te krimit të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *