Jozyrtarisht, Mijallkovi të martën del nga paraburgimi

Sipas disa burimeve të mirëinformuara, TV21 zbulon jozyrtarisht se Sasho Mijallkov do të lirohet nga paraburgimi ditën e martë. Sipas burimeve tona, atij do t’i jepet një masë më e lehtë, atë të arrestit shtëpiak.

Avokatët e Mijallkov pretendojnë se me kërkesën për lirimin e tij është ofruar një garancon në pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 7 milion euro. Kaocioni do të merret nga shteti nëse Mijallkov arratiset.

Mijallkov ka qenë në burgun e Shkupit që prej 23 shkurtit, kur pas një zhdukje misterioze disa ditoreh, u paraqit para prokurorisë për të marrur vendimin për paraburgim. Më herët, pas informacionit nga prokurorja Vilma Ruskovska për një arratisje të mundshme të Mijallkovit, gjykata i caktoi arrest shtëpiak, por policia nuk arriti ta gjejë atë në adresën e shtëpisë së tij.

Përderisa është në paraburgim, për Mijallkovin u shqiptuan dy vendime të shkallës së parë, një dënim me 12 vjet burg në rastin e përgjimit të paligjshëm Target-Fortesa dhe një dënim me 8 vjet burg në rastin Thesari dhe prokurimi i paligjshëm i softverit monitorues të komunikimeve elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *