Carovska: Dëshirojmë viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike

Ministria e Arsimit ka dorëzuar deri tek Shtabi i Krizës material për mënyrën e realizimit të vitit të ri shkollor. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, ka thënë se ata dëshirojnë që mësimi të fillojë me prani fizike.
“Të gjithë në Qeveri, kryeministri, unë si ministre e Arsimit duam që viti shkollor të fillojë me prani fizike, por sistemi i arsimit është përgatitur për tre skenarë”, u shpreh Carovska.
Skenarët e mundshëm janë: Të gjithë nxënësit të kthehen në banka shkollore, një pjesë të nxënësve me prani fizike – nga klasa e 1 -4, tjerët me mësim nga distanca – online, nëpërmjet TV klasa dhe me dorëzim të materialeve nëpër shtëpitë e nxënësve dhe, të ketë ndarje në grupe – një javë një grup, një javë grupi tjetër.
Carovska ka shtuar, se gjithçka do të mësohet nga situata me Covid-19 gjatë verës dhe në vjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *