Zaev: Do të përdorim vetura elektrike dhe autobusë publikë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se taksa ekologjike, prëveç aspektit financiar, ka dobi edhe mbi mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Thotë se “nëpërmjet debatit”, deputetët e opozitës do të binden se duhet të miratohen ndryshimet ligjore për rritjen e taksës së derivateve të naftës për 3.5%.

“Çdo vjeshtë, unë dua të kujtoj se çfarë debati bëhet vetëm në Shkup për ndonjten e ajrit”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Por a mendon Qeveria të ndihmojë në uljen e ndotjes së ajrit, duke zvogëluar numrin e veturave zyrtare? Zaev me përgjigje:

“Po, por edhe vazhdimisht i kemi zvogëluar. Nga Komisioni për çështje të përbashkëtat kemi kërkuar që në thirrjen e re të përfshihet 10-20-30% e veturave që do të blihen, të jenë vetura elektrike”.

Ndërkaq ka shtuar, se si opsion është edhe udhëtimi me transport publik.

“Varianti i dytë është të përdoret transporti publik”, tha Zaevi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *