Masakra e Velipojës/ Shemsi Premçi dëshmitar në ngjarje: Policia 200 metra larg, Ardi Veliu i akuzuar për trafik

Masakra e Velipojës ishte temë e ditës së sotme në emision “Breaking” në TopNews ku i ftuar, ishte ish drejtori i emergjenncave Shemsi Premçi i cili kishte qenë 200 metra larga nga ngjarja.null

Premçi shton se u dëgjuan krisma armësh dola nga banesa dhe mora vesh se çfarë kishte ndodhur, 200 metra nga kompleksi “Fantazia” ishte dhe stacioni i policisë.

“Deshmitari okular Shemsi Premçi: U dëgjuan krisma armësh dola nga banesa dhe mora vesh se çfarë kishte ndodhur, 200 metra nga kompleksi “Fantazia” ishte dhe stacioni i policisë. Edhe pse plumbat vazhduan askush nuk reagoi nga strukturat e policisë, ne kemi patur informacion për problematika që kishin ndodhur në ngjarje. Para se të ndodhte ngjarja policia e dinte se kishte një konflikt në këtë ngjarje. Palët në konflikt kanë qenë problematik në Shkodër, pasi pjesa e pronarëve ka problematika kriminaliteti të larta dhe të trashëguara. Policia në Shqipëri është më së shumti e politizuar pasi janë në nivelin më të dobta të politizimit, duhet një vullnet politik”, u shpreh Premçi.

Premçi flet edhe për drejtorin e policisë Ardi Veliu ku e akuzon se ka lejuar trafikun në detin e Vlorës.

“Çuçi donte të shfaqësonte drejtorin e policisë të cilët i kanë dhënë 3 grada menjëherë pa meritë. Rasti i drejtorit të përgjithshëm të policisë është flagrant pasi Veliu, favorizonte trafiqet në detin e Vlorës. Duhet ekzistuar një vullnet politik pasi persona pa integritet janë bërë polic dhe deti iu është dhënë disa njerëz që nuk e meritojnë,” tha Premçi./Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *