Sondazhi/ Burrat ‘mbërthehen’ para ekranit, 3 në 10 gra tradhëtojnë gjatë 90 min të ndeshjes

Ndërsa Italia po luante kundër Austrisë në Wembley, të Shtunën e 26 Qershorit, një sondazh i Gleeden, sit i njohur për takime jashtëmartesore, një nga të preferuarat e grave që kërkojnë aventura seksuale, ka zbuluar të dhëna tronditëse .null

Teksa miliona burra janë të mbërthyer para TV për të brohoritur për ekipin kombëtar , portali ka parë një rritje me 46% të regjistrimeve të femrave dhe + 87%, krahasuar me javët e mëparshme.

Sipas një sondazhi të nisur në portal nga data 10 deri më 16 qershor 2021, 32% e grave italiane të regjistruara në Gleeden thanë se dëshironin të përfitonin nga ndeshjet e Italisë për të kaluar disa orë në shoqërinë e të dashurit të tyre.

Gratë italiane synojnë të përfitojnë nga çdo minutë avantazhi që ngjarja e shumëpritur e futbollit mund t’u ofrojë atyre si një justifikim për të takuar njëra-tjetrën. Për më tepër, gjatë Itali-Turqi dhe Itali-Zvicër në 11 dhe 16 Qershor, pothuajse 8 në 10 gra thanë se lidheshin më shpesh në Gleeden, duke përfituar nga partneri i shpërqendruar për të bërë njohje të reja me burra të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *