E fundit/ Nga 1 korriku do të lejohen dasmat edhe në ambiente të mbyllura

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku 2021 të organizohen dasma edhe në ambiente të mbyllura me maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës.
Më parë dasmat ishin lejuar vetëm në ambiente të hapura deri në 1000 persona. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *