Qeverisë i shpejtohet për të shtrenjtuar derivatet e naftës, Ligjin në Kuvend e dërgon me flamur evropian

Ndryshimet në Ligjin për ambient jetësorë me të cilat shtrenjtohet taksa ekologjike për derivatet e naftës për 3.5 denarë është dorëzuar në Kuvend.

Qeveria i ka dërguar këto ndryshime me flamur evropian dhe kërkon që ato të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Sipas paralajmërimeve taksa e re për derivatet e naftës është dashur të fillojë prej 1 korrikut. Megjithatë, propozimet-ndryshimet në Ligjin ende nuk janë shpërndarë në rend dite në Kuvend.

Bllokad të Ligjit më herët kishte paralajmëruar VMRO-DPMNE por edhe partitë shqiptare në opozitë.

Qeveria e arsyeton tatimin e ri duke thënë se në vit do të mblidhen 55 milionë euro të cilat do të investohen në kapacitete energjetike të cilat shfrytëzojnë burime të rinovueshme dhe do të zgjidhin probleme të ndryshme ekologjike. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *