
Dy sulme të ndara me thikë në Paris të shtunën lanë të vrarë një 18-vjeçar dhe të plagosur një turist spanjoll, sipas autoriteteve, të cilët kanë përjashtuar çdo lidhje me terrorizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dyshuarit në të dy incidentet u arrestuan menjëherë pas sulmeve.
Një 62-vjeçar mashkull, që besohet të jetë i me origjinë senegaleze, u arrestua pasi goditi dy shitës në gjoks në një dyqan telefonash në qendrën tregtare Claye-Souilly në Seine-et-Marne në periferi të Parisit, thuhet në raportin e kanalit të lajmeve BFMTV.
Sulmuesi dyshohet se kishte një mosmarrëveshje në lidhje me një problem faturimi me shitësit dhe u largua nga dyqani për t’u kthyer me një thikë, tha prokurorja e Meaux, Laureline Peyrefitte, gjatë një konference shtypi.
Peyrefitte hapi hetime për vrasjeje. Shitësi i ndjerë ishte 18 vjeç, kurse shitësi i plagosur 20 vjeç.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin falënderoi dy punonjës policie jashtë detyre në Twitter për ndërhyrjen dhe mundësimin e arrestimit të autorit të krimit.
Disa orë më vonë, një sulm tjetër me thikë u raportua pranë Place de l’Hotel de Ville në zemër të Parisit, ku mbeti i plagosur një turist spanjoll.
Sulmi ndodhi në rrugën Rivoli, afër bashkisë në lagjen e 4-t të Parisit.
Viktima u sulmua nga një “individ alkoolik i cili e goditi atë me një prerës në qafë, para se të arrestohej shpejt”, shkroi në Twitter policia e Parisit.
I dyshuari, i cili supozohet të jete me kombësi rumune, është i panjohur për policinë dhe nuk ka evidencë të mëparshme penale.
Prokuroria e Parisit hapi hetim për tentim për vrasje.