Komuna e Zhelinës me Qendër të Kulturës dhe Kinema

Komuna e Zhelinës së shpejti do të jetë me objekt të Qendrës Rinore, rrespektivisht Pallat Kulture si dhe Kinema, punimet e të cilave do të fillojnë së shpejti, njofton Gazeta Populli.

Nga ana zv.Kryeministrit Fatmir Bytyqi dhe disa përfaqësuesish të TAV aeroporteve në Maqedoni të Veriut deri tek kryetari i Komunës së Zhelinës u dorëzua kontrata e cila u nënshkrua dje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në Facebook:

ZHELINA ME QENDËR TË KULTURËS🎸🎻🎶 dhe KINEMA!📽🎬

Edhe zyrtarisht 🖋nënshkruam 📄Kontratën për ndërtimin e Qendrës Rinore respektivisht Pallatin e Kulturës në 📍Zhelinë, e cila na u dorëzua nga zv.Kryeministri Bytiqi dhe përfaqësuesit e ✈TAV aeroporteve në RMV.
Me këtë Rinia e Komunës së Zhelinës, për së pari herë do të ketë Qendër të saj rinore, me amfiteatër dhe Kinema, ku do të mund t’i shfaqin performancat e tyre inovative dhe zhvillimore📈

Gazeta Populli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *