Ulja e TVSh-së së rrymës është çështje ditësh apo javësh, premton Besimi

Ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk mendon se miratimi i Ligjit për uljen e TVSh-së së energjisë elektrike për amvisëritë do të zgjasë me muaj.

Siç sqaroi, nuk i di afatet konkrete se kur do të jetë i njëjti në seancë plenare, por ulja e TVSh-së siç tha, është çështje ditësh apo javësh.

“Nuk është çështje muaji, por është çështje javësh apo ditësh. Varësisht se si do të shkojë debati në Kuvend me ligjet tjera, ashtu do të rrumbullakohet edhe kjo çështje”, tha Besimi, transmeton TV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *