I këputi këmbën 23-vjeçares me Benz-in luksoz, djali i Erzen Breçanit i shpëton burgut përfundimisht

Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani i ka shpëtuar burgut për të dytën herë.

Kjo pasi Gjykata e Apelit vendosi ditën e sotme që 19-vjeçari që përplasi 23-vjeçaren Xhesina Gega të qendrojë në shtëpi, pasi atij i është zëvendësuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Më herët Prokuroria e Tiranës kërkoi që 19-vjeçari të rikthehet në burg pasi dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda. Por duket se kjo kërkesë e Prokurorisë nuk është marrë aspak parasysh nga ana e gjykatës.

Njoftim për media lidhur me çështje penale të zhvilluara në Gjykatën e Apelit Tiranë:

13.07.2021

Në datë 10.06.2021 në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë shtetasi J.B gjatë drejtimit të automjeti ka shkaktuar aksident duke hipur në trotuar dhe për pasojë duke goditur shtetasen XH.G. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim J.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penal të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290, paragrafi i dytë i Kodit Penal. 

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 938/1 Akti, datë 25.06.2021 ka vendosur: Për personin nën hetim J.B zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Gjykata e Apelit Tiranë në seancën gjyqësore datë 13.07.2021 referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, bazuar në nenin 420/ç të Kodit të Procedurës Penale me vendimin nr.586 datë 13.07.2021

VENDOSI:

Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *