Tragjedi e dyfishtë në Maqedoni: Është vetëvarur edhe e dashura e djalit që mori jetën e tij dje

Një tragjedi e dyfishtë e ka tronditur rajonin Shtip-Karbin. Një djalë dhe një vajzë morën jetën e tyre duke u vetëvarur brenda 24 orësh për shkak të dashurisë së palejuar. Djali njëzet e pesë vjeçar dje në lokalitetin “Bargalla”, ndërsa këtë mëngjes e dashura e tij 21 vjeçare nga fshati Argulica, njofton Gazeta Populli.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova konfirmon se këtë mëngjes në orën 9:20 policia ka pranuar një telefonatë nga Shërbimi Emergjent Mjekësor për një trup femre të gjetur në një hambar familjar në fshatin Argulica. Vendi është inspektuar, dhe prokurori publik ka urdhëruar autopsinë e vajzës së vdekur.

Vendasit në fshatin Argulica janë në shok, ata thonë se ajo që ka ndodhur është një tragjedi e dyfishtë, për vajzën theksojnë se ishte e qetë dhe punëtore, dhe që u ndihmonte vazhdimisht nëse kishin nevojë për ndihmë mjekësore, sepse ajo punonte në Departamentin Infektiv në Shtip si infermiere dhe gjatë disa valëve ishte, siç thonë ata në vijat e frontit duke luftuar për të ndihmuar pacientët në gjendje kritike.

Djali dhe vajza ishin në një lidhje, por, siç thonë disa banorë, ata nuk u lejuan, nga njëra prej familjeve. Një letër lamtumire u gjet pranë trupit të vajzës këtë mëngjes./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *