“Gjuajtën nga motori në drejtim të një veture”/ Edhe një rast i gjuajtjes me armë në Prishtinë

Vetëm sonte në Prishtinë kanë ndodhur dy raste të gjuajtjes me armë brenda 30 minutave. Sinjali raportoi për rastin e parë që ndodhi rreth orës 20:30 në rrugën “Astrit Rushi”, ndërsa tani ju sjellë detaje për rastin tjetër që ndodhi rreth orës 20:40.

Një sinjalizues i Sinjalit që ishte në vendin e ngjarjes, afër Xhamisë së Llapit, ku ndodhi ngjarja, tha në kushte anonimiteti se nga një motor që ishte në lëvizje, pati gjuajtje me një armë të gjatë, në drejtim të një veture që ishte e parkuar.

Ky sinjalizues thotë se në motor ishin dy persona, të cilët po kërkohen nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *