Kosovë, Prokuroria kryen bastisje në tri komuna

Prokuroria e Shtetit së bashku me Departamentin Special të Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke zhvilluar aksione policore në komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës. Aksion po bëhet me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

KP ka tentuar të marrë informacione shtesë nga Prokuroria në Pejë, por të njëjtit kanë thënë se aksioni po vazhdon dhe nuk kanë dhënë detaje deri në përfundimin e tij.

Siç mëson KP, deri tani është arrestuar një inspektor i Ndërtimit në komunën e Pejës, po ka edhe arrestime të tjera.

Lidhur me këtë arrestim nuk ka dashur të flas as Djellza Berisha, shefja e kabinetit të kryetarit të Pejës, me arsyetimin se nuk kanë informacione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *