(VIDEO) Qeveria dorëzoi në Kuvend propozim-ligjin për shtetësi, ASH-AAA pret që të futet në rend dite

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend propozim-Ligjin për Shtetësi me flamur evropian. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa deklaruan se presin që kryeparlamentari Talat  Xhaferi ta sjellë atë në rend dite në seancë plenare, pasi siç thanë tashmë janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

Ilire Dauti, deputete nga radhët e koalicionit Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa

“Dhe tani më Ligji është në Kuvend dhe është në përgjegjësinë dhe është detyrë e kryeparlamentarit që sa më shpejtë në një nga seancat e radhës ta fus si pikë të rendit të ditës. Është qëllim dhe një nga synimet kryesore tona që Ligji të miratohet para se të kalohet në pushimin vjetor”

Ndërkaq, nga partia opozitare maqedonase E Majta, thanë se do të ngirisin padi penale nga çdo zyrtar që do të nënshkruaj  propozim-Ligjin e Shtetësisë.

Borisllav Krmov, deputet nga partia E Majta

“Në këtë mënyrë, kontrabandim i ligjit paraqet vepër penale, dhe vepër penale do të ketë për të gjithë nënshkruesit e këtij ligji nëpër gjithë fazat. Duke filluar që nga ministria e Punëve të Brendshme, aty do të jetë nënshkrimi i ministrit Spasovski, nënshkrimi i kryeministrit Zaev si propozues i ligjit nga Qeveria, nënshkrimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi i cili duhet ta lëshojë në procedurë dhe nënshkrimi I presidentit Pendarovski i cili duhet ta nënshkruaj”

Propozim-Ligji i Shtetësisë para disa ditësh u miratua nga qeveria me yll evropian. Kryeministri i vendit Zoran Zaev pati deklaruar se ligji është në pajtueshmëri me deklaratat e shtetësisë nga Bashkimi Evropian dhe se ndryshimet e propozuar mbi këtë ligj janë plotësisht sipas rregullave evropiane.

Ndërkaq, para se Ligji të miratohej nga Qeveria, i njëjti pati ngecur i bllokuar në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, pasi që partitë maqedonase opozitare VMRO-DPMNE dhe E Majta e bllokonin atë me fjalime procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *