Ohër, parking pa pagesë për automobilat nga Serbia

Turistët nga Serbia dhe Turqia tërë verën nuk do të paguajnë parking në Ohër. Vendimi i këtillë është në shenjë falënderimi për mbështetjen që fqinji verior ia ka dhënë Maqedonisë në procesin e vaksinimit ndërsa vendimi për turistët e Turqisë është marrë me kërkesë të këshilltarëve komunal të komunitetit turk. Punonjësit turistik vlerësojnë se kjo duhet të bëhet edhe për shtetet fqinje pasi ato janë vizitorët kryesorë këtë sezon veror.

Vendimi për parkim falas është i mirë. Shoh që vendime të këtilla marrin edhe vendet ballkanike rreth nesh. Megjithatë, mendoj që e njëjta duhet të jetë edhe për shtetet përreth nesh gjegjësisht për Shqipërinë, Kosovën, Greqinë dhe Bullgarinë sepse ngadalë bota po hapet kurse mysafirët e parë te ne janë turistët e vendeve përreth, u shpreh Filip Stefanoski- punonjës turistik.

Nga sektori i turizmit vlerësojnë që përveç këtyre masave simbolike, shteti dhe autoritetet lokale janë vonuar me masa më konkrete që mund të tërheqin më shumë mysafirë.

Vendet e rajonit na kanë tejkaluar. Ata edhe në vrullin e pandemisë me Kovid 19 kishin strategji – tha Kliment Naumov- ciceron.

Naumov shprehet se nuk funksionon as ndihma e paralajmëruar e Qeverisë për 50.000 teste falas PCR për turistët e huaj sepse në vendet e tyre, testet e këtilla nga shtetet e tjera nuk i kanë pranuar. Shtojnë se shembulli i tillë është me turistët polak.

Unë jam dëshmitarë që ata që kanë ardhur, vetë kanë paguar kurse çmimi i testit PCR është llogaritur në rezervim – u shpreh Kliment Naumov- ciceron.

Punonjësit turistik në Ohër thonë se fokusi duhet të jetë te ata mysafirë që vijnë tradicionalisht dhe që realizojnë akomodim më të gjatë në qytet e me këtë edhe konsum më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *