Pas helmimit në Deçan, arrestohet roja e pyllit

Një roje e pyllit është arrestuar në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Arrestimi i tij lidhet me helmimin e qytetarëve të kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi për portalin rtv21.tv ka thënë se i dyshuari ka qenë person përgjegjës i Laures 1 te Gryka e Deçanit.

“Është arrestuar një zyrtar i Drejtorisë për Administrim të Parkut Kombëtare “Bjeshket e Nemuna”. Nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqperdorim i pozitës zytare””, ka thënë Nikçi.

Arrestimi vjen pasi që mbi 1 mijë e 500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *