Skandal: Një grua pas operacionit të lindjes kupton që ka mbetur pa tre organe

Maqedoni e Veriut/ Jëlldëz Veaposka nga Dibra, është motër medicinale e ndihmës së shpejtë, e cila përjetoi tmerr të vërtetë pasi pas operacionit të lindjes me operacion cezarian në një spital në Strugë, kuptoi që kishte mbetur pa tre organe nga operacioni, konkretisht pa një veshkë, pa një vezore dhe pa mitër

Megjithëse Jëlldëzi vazhdimisht ankohej se nuk po ndjehej mirë, drejtori i spitalit të Strugës, Dr. Muhamed Asani, 3 ditë pas lindjes, i solli asaj një letër për lëshim në shtëpi dhe i tha se ishte gati të shkonte. Sapo ajo telefonoi burrin e saj, situata iu përkeqësua.

Ajo është lëshuar që të shkojë në shtëpi edhe pse i kanë munguar tre organe pas operacionit, konkretisht veshka, një vezore dhe mitra.

Familja Veapovski dyshon se i gjithë procesi i lindjes u krye nga djali i Drejtorit, i cili ishte ndihmës i tij, në vend të Dr. Muhamed Asani dhe ata dyshojnë se gabimi ndodhi pikërisht këtu.

Ata kanë angazhuar një avokat i cili tani është duke përgatitur padi penale kundër drejtorit, dhe gjithashtu po kërkojnë nga Oda Mjekësore e Maqedonisë që t’i heq licencën e drejtorit.

Ministria e Shëndetësisë informoi se çështja është duke u shqyrtuar nga një komision ekspertësh./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *