Transgjinori garoi në kategorinë e femrave, dështoi në të treja provat

Peshëngritësi transgjinor Laurel Hubbard zhvilloi sot garën në Olimpiadë, duke dështuar në të treja provat në kategorinë e femrave +87 kg.

Duke qenë se nuk ngriti asnjë nga peshat që tentoi, Hubbard i Zelandës së Re u skualifikua nga gara.

Hubbard nuk është i vetmi sportist transgjinor që merr pjesë në “Tokio 2020”, por fakti që ishte pretendent për medalje shkaktoi polemika, me shumë njerëz që kritikonin pjesëmarrjen e 43-vjeçares, që deri para pak vitesh ishte mashkull.

Edhe ekipi i futbollit të femrave në Kanada ka në gjirin e tij një futbollist transgjinor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *