Janë gjetur 200 rrënjë kanabisi në fushat e fshatit Tearcë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot janë gjetur 200 rrënjë kabanisi në mbjellura në fshatin Tearcë, shkruan Gazeta Populli.

“Sot, në ora 14:30 nga ana e policëve të Sektorit për tregti të palejuar me drogë dhe armë, në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në vendin e quajtur “Lapuf” në fshatin Tearcë, në afërsi të hekurudhës, janë gjetur mbi 200 rrënjë kanabisi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga PTHP Tetovë dhe janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit”, thanë nga MPB-ja, transmeton Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *