Arrestohen dy persona nga Bërvenica e Tetovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar dy persona nga Bërvenica për shkak të emetimit kundërligjor të përmbajtjeve autoriale, shkruan Gazeta Populli.

Sot (02.08.2021) në ora 13:45 minuta në f. Bërvenicë Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë nga liria janë privuar S.M. (55) dhe B.M. (26), të dytë nga f. Bërvenicë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “emetim kundërligjor përmbajtjeve autoriale”. Në të vërtetë, gjatë bastisjes në shtëpinë e S.M. janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë laptop kompjuterë, shtatë bokse për IP kompjuterë, dy kompjuterë personal, tridhjetë e një USB, tri bokse Amazon dhe një regjistër i klientëve. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim në bazë të nenit 157 të Kodit Penal./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *