ASh-ja solidarizohet me banorët e Koçanit, ftojnë kompanitë private të ndihmojnë me makineri

Partia Aleanca për Shqiptarët ka shprehur solidarizim me banorët e Koçanit, i cili është përfshirë nga flakët.

Kanë ftuar institucionet, qytetarët dhe kompanitë private të cilët disponojnë makineri adekuate, të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

Kanë bërë thirrje edhe për kujdes.

Më poshtë reagimi i plotë i ASh-së:

Të shqetësuar nga situata kritike me zjarret në rajonin e Koçanit, shprehim solidarizim me banorët, zjarrëfikësit dhe të gjithë ekipet e angazhuara në luftën me stuhinë e zjarrit.

Ju bëjmë thirrje institicioneve, por edhe qytetarëve dhe kompanive private të cilët disponojnë me makineri dhe mjete adekuate të kontribuojnë në aksionin e shpëtimit.

Këto janë situata kur të gjithë duhet të solidarizohemi dhe angazhohemi për të parandaluar tragjedi më të mëdha.

Aleanca për Shqiptarët ju bën thirrje qytetarëve në të gjitha zonat e vendit, veçanërisht ata që janë në rrezik permanent, të rrisin nivelin e kujdesit. Ftojmë Qeverinë dhe institucionet që poashtu të jenë vigjilente dhe më të përgjegjshëm në menaxhimin dhe parandalimin e rreziqeve nga zjarret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *