Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Pendarovski njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, presidentin Rumen Radev.

“Kemi rënë dakord që në afat të shkurt , Bullgaria të dërgojë njësi të zjarrfikësve që do të ndihmojnë  ekipet tona në shuarjen e zjarreve”, shkruan Pendarovski.

Ndryshe, pasditen e sotme zjarri që ka kapluar pyjet në afërsi të qytetit të Koçanit, më herët është raportuar për zjarr edhe në Kokino, gjegjësisht komuna e Staro Nagorçanit-rajoni i Kumanovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *