Shteti pa mjete adekuate për shuarje të zjarreve, shpenzon dy milionë euro për makina luksoze

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ditë më parë ka njoftuar se do të sigurojë 43 makina të reja për ministrat dhe funksionarët në vlerë totale prej dy milionë euro. Kujtojmë se këto para kanë mundur të shpenzohen shumë më mirë duke siguruar makina dhe mjete për shuarjen e zjarreve që kanë shpërthyer për momentin në shtetin tonë. Situata është alarmante në Koçani, ku kryetari i kësaj komuna ka njoftuar se ka kërkuar helikopter për shuarjen e zjarrit, por se përgjigjja nga autoritetet ka qenë se nuk kanë në dispozicion helikopter. Madje edhe kreu i shtetit Stevo Pendarovski ka thënë se helikopterët do të nisen nesër ngase nuk kanë mundësi teknike që të veprojnë gjatë natës. Qytetarët në rrjetet sociale kritikojnë pushtetin duke thënë se do të ishte më mirë parat të shpenzohen për gjëra të nevojshme dhe esenciale dhe jo për luks të ministrave dhe funksionarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *