Zjarret janë lokalizuar, por ende ka rrezik për përhapjen e tyre

Zjarret që shpërthyen në më tepër lokacione në Maqedoninë e Veriut gjatë natës janë lokalizuar por ende janë aktive dhe nuk përjashtohet rreziku që ndonjëra përsëri të zgjerohet.

Në teren janë më tepër ekipe të zjarrfikësve, pjesëtar të Armatës, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe qytetarët që ndihmojnë.

Zjarri në Koçani i cili mbrëmë kërcënoi të përfshinë pjesë të qytetit është ende aktive.

Nga Njësiti i Zjarrfikësve- Koçani për MIA-n kanë informuar se me shumë gjasa do të lidhet me vendet e përfshira nga zjarri tek fshatrat Banja dhe Tërkanjë, ku kishte zjarri para disa ditëve.

Këtë mëngjes po kontrollohet tereni para se të angazhohen helikopterët për shuarjen e zjarrit. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *