Deklarata qesharake e Mozzik për Kadri Veselin: Shumë i pasigurt është shteti pa ty

Rep artisti shqiptar nga Kosova, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, duket se është përmalluar nga mungesa e ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Mozzik në një postim të tij që padyshim është qesharak ka thënë se shteti është i pasigurt pa Kadri Veselin.

“Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul ! Qëllimi yt ishte i bardhë e i pastërt si ato retë mbi kokë që i ke !Shkathtësia profesionale e jotja , idetë e mëdha tuat gjithmonë e dërguan Kosovën në të mira.Shumë i pa sigurtë është Shteti pa ty ! Nau kthefsh faqebardhë e më i fortë se kurrë !

Rrnoftë KADRI VESELI 19 Gusht 2020 / Bjeshkë të Deçanit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *