Rikthehen kufizimet, qeveria me masa të posaçme për personat e pavaksinuar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në orën 19.00 nëpërmjet video konferencës ka mbajtur mbledhjen e rregull të 97-të me më shumë pika në rend të ditës në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, lidhur me mbrojtjen e popullatës nga sëmundja ngjitëse KOVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-CoV – 2 dhe ndalesa për shpërndarjen e saj, anëtarët e Qeverisë miratuan disa konkluza:

– Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelierike të regjistruara për organizim të ahengjeve mund të punojnë në hapësira të mbyllura vetëm me respektimin e masave kundër KOVID-19, me 40% të kapacitetit dhe më së shumti 250 mysafirë, në pajtueshmëri me protokollet që janë në fuqi.

– Për klubet e natës, kabaretë, baret mbetet në fuqi ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit, përveç pjesës së hapur (teracave) me 50% të kapacitetit dhe me numër të kufizuar të mysafirëve, më së shumti deri 1.000 persona, në pajtueshmëri me protokollet ekzistuese.

– Nga 16 gushti i vitit 2021 ndalohet tërësisht puna dhe organizimi i të gjitha llojeve të ngjarjeve në hapësirat e mbyllura në të gjitha objektet hotelierike (edhe në kafenetë), përfshirë edhe ahengjet në objektet hotelierike apo lloj tjetër të objektit të mbyllur.

– Nga 16 gushti i vitit 2021 nevojitet posedimi i obliguar i certifikatës për imunizim, së paku doza e parë, dhe kontrollim i obliguar i certifikatave për vaksinim në hyrje të çdo objekti, përfshirë edhe objektet hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona për çfarëdo lloj ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore e sportive).

– Posedimi i një certifikate për imunizim – të paktën doza e parë e vaksinës, vlen vetëm për personat mbi 18 vjeç.

– Obligohen shërbimet kompetente të inspektimit në periudhën e ardhshme të intensifikojnë kontrollet me qëllim të zbatimit dhe respektimit të rekomandimeve preventive dhe masave lidhur me KOVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *