FIlipçe thotë se situata më kritike është në Tetovë dhe Shkup

Në konferencë për shtyp, ministri i shëndetësisë ka njoftuar se varianti delta është dominant në vendin tonë ashtu edhe si në vendet e rajonit.

Filipçe tha se qyteti i Tetovës është më kritik ku ka 45 pacientë të shtruar në spital.

Numrat janë të lartë në Shkup dhe Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë. Megjithatë, për momentin nuk ka presion në spitale. Nën 10% në spitale janë pacientë të cilët janë plotësisht të vaksinuar dhe janë në gjendje të mirë, pra jo kritike”, tha Filipçe.

Filipçe tha se vaksina mbron 70-80% nga koronavirusi dhe që është më e rëndësishmja zvogëlon vdekshmërinë nga virusi delta për 20 herë.

Ministri shton se në Tetovë, një numër i madh i pacientëve ishin në festime. Prandaj, nga 16 gusht, të gjitha llojet e tubimeve dhe festimeve në ambiente të mbyllura janë të ndaluara.

Filipçe tha se ekziston një numër i mjaftueshëm i vaksinave, pra 400.000, që do të thotë se vaksinimi do të vazhdojë pa probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *