Leonora Jakupi për Bregoviq: Është irritim veç emrin me ia dëgju, ai është kriminel, duhet të jemi kundër ardhjes së tij

Festa e birrës në Korçë do të mbahet në datat 18-24 gusht ku do të performojnë artistë të shumtë, ku në mesin e tyre do të jetë edhe këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, ftesa e të cilit ka nxitur reagime në publik.

Figura të njohura për publikun ka reaguar në forma të ndryshme, ndërsa është paralajmëruar edhe protestë në qytetin e Korçës.

Madje, disa nga këngëtarët që do të performonin në Festën e Birrës, kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre, e gjithë kjo përshkak të Goran Bregoviq.

Me ardhjen e tij në Shqipëri për të performuar nuk pajtohet as këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi.

Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, Jakupi është shprehur se veç emri i Bregoviq e irriton, dhe se njerëzit ende i vuajnë pasojat e regjimit serb, e një kriminel si ai vjen në Shqipëri.

“Çdo njeri që ka dhënë shumë për Kosovën, absolutisht e ka të papranueshme ardhjen e tij. Ne si familje jemi të dëmtuar aq shumë, e për mua është irritim qaq shumë veç emrin me ia dëgju. Në Kosovë ka ende të zhdukur e njerëz që i vuajnë pasojat e regjimit serb, e sot vjen një kriminel, se faktikisht ai i ka mbështet të gjitha të bëmat e serbëve në shtetin tonë, e normal që duhesh me qenë kundër tij”, tha fillimisht Jakupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *