Ish-ushtari i UÇK-së u kërkon mysafirëve mos shtien me armë në dasmën e tij, “kemi shtënë kur e ka pas nevoja!”

Ish-ushtari I Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Komuna e Sarajit, Shabi Matnjani i cili ka vite që jeton, vepron dhe punon me familjen ne Zvicër, së fundmi në një aheng familjar (dasmë syneti të djalit), ka befasuar mysafirët e pranishëm me porosinë e tij.

Edhe pse në dasmën e tij këndonin një ndër grupet më të famshme të folklorit shqiptar Vllezërit Agaj (Zhutat), ai ka kërkuar nga familjarët, miqtë dhe shokët e tij të luftës që mos të ketë të shtëna në ajër me armë zjarri.

“Ju faleminderojë nga zemra gjithëve. Ju lus bashkëluftëtarë, miq e familjar të festojmë këtë aheng timin familjar pa të shtëna me armë”, ka thënë Matnjani para mysafirëve, dhe më pas ka shtuar se kur është dashtë ne kemi shtënë, dhe prapë e kapin armën nëse për atë thërret nevoja e shqiptarisë, transmeton.

Shabi Matnjani bashkëluftëtar i komandantëve të mëdhenj me rastin e 20 vjetorit të luftës së UÇK-së, për shkak të situatës me pandeminë nuk ka qenë në gjendje të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për kontributin e dhënë gjatë luftës, andaj Bashkësia Lokale e fshatit Gajre – Tetovë, gjeti rasti që me këtë aheng familjar t’i ndajë mirënjohje Shabi Matnjani, njërit ndër ish-ushtarët me të rinj në moshë të luftës së UÇK-së. Ai i’u është bashkuar radhëve të UÇK-së në moshën 19 vjeçare./PRESSonline.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *