PDK: Albin, Arben, Vjosa, pse po heshtni për 11 vdekjet e 24 orëve të fundit nga COVID

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të numrit tejet të lartë të vdekjeve nga COVID, 11 raste në 24 orët e fundit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka pyetur presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se pse po heshtin.

“Kryeministër, që nuk po dihet ku je zhdukë, kjo është Qeveria dhe qeverisja jote, ka shkruar Gjoshi dhe ka shtuar se ‘vendi është duke rënë me lëvizje të lirë në humnerën e pandemisë dhe ti nuk po bëhesh i gjallë’”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

24 orëshi i fundit qenka me bilanc tragjik. Edhe 11 të vdekur nga COVID-19. Nga e diela e kaluar e deri sot janë shënuar 46 të vdekur.

Albin Kurti po hesht.
Arben Vitia po hesht.
Vjosa Osmani po hesht.

Nuk kanë kurrfarë dhimbje përballë kësaj situate. Këto nuk janë veç numra, por janë familjarë.

Pse po e tregoni veten se jeni kaq jo-njerëzor?

Dëgjone Albin Kurtin duke thanë se suksesin e Qeverisë së tij duhet ta matim me shifrat e pandemisë.

Kryeministër, që nuk po dihet ku je zhdukë, kjo është Qeveria dhe qeverisja jote. Vendi është duke rënë me lëvizje të lirë në humnerën e pandemisë dhe ti nuk po bëhesh i gjallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *