Këngëtari Fero infektohet me COVID-19

Listës së personazheve të njohur që janë infektuar me Covid-19 i është shtuar edhe reperi Fero, i cili më parë nuk besonte se virusi ekzistonte.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, artisti ka treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Kam menduar që koronavirusi është hajgare, ama përnime hiç. Unë jam pozitiv Mos më folni”, është shprehur ai.

Në videon e postuar në rrjetin social, Fero ka treguar gjithashtu se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore pavarësisht se është i infektuar me Covid-19. Përmes postimit, ai ka ndërgjegjësuar kështu edhe ndjekësit e tij në Instagram se virusi nuk është shaka.

Ai dhe bashkëshortja e tij, modelja e njohur Arbenita Ismajli, mirëpritën më 24 prill të këtij viti vajzën e tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *