Përplasje ndërmjet partive për letërnjoftimet

Me ekip kreativ institucionet mundësuan të shtypen letërnjoftime të reja pa ndryshime zyrtare të Ligjit për Letërnjoftime, kështu kryeministri Zoran Zaev e arsyetoi lëshimin e letër njoftimeve pa u miratuar ligji në Kuvend. Për këtë zgjidhje origjinale institucionet kanë punuar dy muaj.

“Kreativiteti i shërbimeve juridike, kryesisht nga Ministria e Brendshme, së bashku me legjislacionin, përcaktuan se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është një bazë e mjaftueshme dhe vetë Kushtetuta e shtetit është bazë e mjaftueshme. Bazuar në nenet 13, 14 dhe 23 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u gjet formulim ligjor dhe falënderoj vërtet për këtë kreativitet shërbimet e ekspertëve në Ministrinë e Brendshme, këtu në Qeveri , legjislacion, të gjithë ata që kanë gjetur një mënyrë.”- deklaroi Zoran Zaev.

Sipas VMRO-së opozitare, deklarata e Zaevit është nebulozë.

 “Zaev me mashtrimet e tij nuk mund ta relativizojë faktin se 40 mijë qytetarë i la në frikë për mundësinë e funksionimit të tyre normal dhe t’i shfrytëzojnë të drejtat dhe obligimet e tyre në një, për momentin, vetëm në fjalën, vend demokratik. Gjithmonë kur ai është mbështetur në murrë për shkak të mos funksionimit të sistemit, Zaev ulë nivelin e komunikimit për ta relativizuar problemin, por kjo nuk i ndryshon faktet”- pohoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Problemi me letërnjoftimet u shkaktua me ndryshimin e softuerit në MPB për shtypjen e letërnjoftimeve të reja me emrin e ri kushtetues dhe ligjit amë i cili duhej të mundësojë shtypjen e këtyre ekzemplarëve të bllokuara në Kuvend, kështu që të gjitha dokumentet personale duhej të shtypen me emrin e vjetër, Republika e Maqedonisë. Për ligjin e ri janë dorëzuar mbi 1500 amendamente kryesisht nga E Majta, pasi Besa kërkoi që në letërnjoftime të qëndrojë edhe përkatësia etnike. /Alsat M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *