
Një lajm tragjik vjen nga Kosova. Mësohet se Hekuran Jezerci, 19 vjeç ka humbur jetën nga Covid-19.
Advertisement
I riu nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe ishte në profesion sportist.
“Në mesnatë iu perkeqësua gjendja, frymëmarrja nisi t’i ndalej. S’mund të ecte, e kapa me krahë, dhe e sollëm me makinë në spital.
Motrat dhanë maksimumin , mjekët po ashtu por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë për të bërë. Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj. Atje e kemi lajmëruar rastin, por deshti zoti e mori”,-tha i ati për mediat e Kosovës.
Advertisement