U hodh e vdekur në dyert e spitalit/ Marigona Osmani është mbesa e këngëtares së njohur

Ferizaj u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë pasi, Marigona Osmani 18-vjeçare, u nda tragjikisht nga jeta.

Dardan Krivaqa, 29-vjeç, dhe shoku i tij Arber Sejdiu, 32, e hodhën trupin e të resë pa shenja jete në dyert e spitalit të Ferizajt. 

Mediat kosovare zbulojnë se Osmani është mbesa e një prej këngëtareve të njohura të muzikës popullore në Kosovë.

Bëhet fjalë për Fatlume Popovcin. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Zoti të past çu në xhenet, me pikëllim të madh po shprehem moj mbesa ime, Zoti i dënoftë ata që të lënduan,”- shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *