“Monstra”: Fatime Fetai tërheq akuzën për Sami Lutën, tre persona ndjek për terrorizëm dhe dy për ndihmesë

Prokurorja Fatime Fetai në fjalën e saj përmbyllëse për çështjen “Monstra”, përveç hedhjes poshtë të spekulimeve që kishin qarkulluar në publik për vite në lidhje me vrasjen e pesfishtë, gjithashtu zbuloi anomalitë nga gjykimi i mëparshëm në çështjen, dmth hodhi poshtë disa nga provat që janë paraqitur atëherë nga prokuroria ndërsa janë pranuar nga këshilli i atëhershëm gjyqësor.

Ajo theksoi se nuk është përcaktuar se cili nga autorët me çfarë arme ka qëlluar.

Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç u akuzuan për kryerjen e pesë vrasjeve, përkatësisht për veprën terrorizëm, Haki Aziri u akuzua se u ka ndihmuar. Fejzi Aziri akuzohet se i ka ndihmuar autorët të ikin.

Lidhur me të pandehurin Sami Luta, prokurorja tha se është tërhequr aktakuza, për shkak se, siç tha ajo, ajo pret që gjykata të merr një vendim të pafajësisë.

Që nga momenti kur e morëm çështjen, ishte e qartë se nuk kishte prova për Lutën dhe e njëjta u tregua gjatë gjykimit,” tha Fetai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *