Qeveria tregon pagat, Zaev, Spasovski dhe Shahpaska me më të lartat, Filipçe ndër më pak të paguarit

Qeveria ka njoftuar për pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, paga themelore e të cilit është 78,840 denarë, dhe me përvojën e llogaritur prej 22 vjetësh paga e tij arrin 87,813 denarë (1427 euro).

Në vendin e dytë është Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i cili merr 85,113 denarë (1383 euro) të ardhura personale (me përvojë 18 vjeçare). Tjetri në rradhë është Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska e cila merr 74,273 denarë (1207 euro) (28 vjet përvojë).

Radmila Sheqerinska, Ministrja e Mbrojtjes merr 72,989 denarë (1186 euro), dhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska 72,670 denarë (1181 euro).

Pastaj vijnë Zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bitiqi me nga 71,385 denarë (1160 euro) secili, dhe Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani marrin një pagë prej 70,102 denarë (1139 euro) secili.

Të ardhurat personale të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe janë 68,179 denarë (1108 euro).

Pagat më të ulëta u jepen ministrave Naser Nuredini dhe Jeton Shaqiri me 65,612 denarë (1066 euro) secili.

Kujtojmë se rroga mesatare në RMV është 27.588 den (448 euro), apo për 7% më e lartë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *