Dorëheqje jep edhe drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës

Për shkak tragjedisë që ka ndodhur, dorëheqje pas Florim Besimit, ka dhënë edhe drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi.

“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral. Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave” ka shkruar Etemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *